Seferi: Mendojë transferimin, e vërtetë është se jam edhe single

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:49

Seferi: Mendojë transferimin, e vërtetë është se jam edhe single

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Seferi, pas eliminimit nga “Euro2024”, ka vendosur të kalojë pushimet me familjen e tij në Maqedoni. Futbollisti, i cili është pjesë e skuadrës së FC Bani Jas në Abu Dhabi, teksa foli për të ardhmen e tij, u shpreh se mund të transferohet nga ekipi arab.

“Jam me pushime në vendlindje në Maqedoni tek familja, ndoshta do të ndodhë ndonjë transferim në ndonjë ekip tjetër, sa i përket të ardhmen, po e mendoj se çdo të bëj, ndoshta ndonjë biznes timin”, tha Taulant Seferi.

Sulmuesi kuqezi ka rrëfyer se momenti më i mirë i karrierës së tij ishte kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024, ndërsa ai më i keq kur u lëndua në Zvicër dhe e ardhmja e tij në futboll u vendos në pikëpyetje.

“Momenti më i mirë i karrierës time është padyshim kualifikimi në Europian me Shqipërinë. Besoj do të jetë edhe ky momenti i gjatë karrierës sime në futboll. Momenti më i keq kanë qenë lëndimet e mia në Zvicrës ku në 3 vite nuk e kam prekur asnjëherë topin sepse kam bërë 6 operacione, besoj kjo më ka bërë që të mendoj ta lë futbollin”, tha futbollisti.

Ndërkohë, Taulant Seferi, i cili përgjatë vitit të kaluar bëri publike lidhjen e dashurisë me Arjeta Demirin, i ka dhënë fund kësaj romance. Ai pranoi se tashmë është beqar.

“Unë jam single. E që kam dalë dikur në një intervistë kam folur, kam qenë në një lidhje, por tani jam single”./Panoramasport.al/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:49