UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 12:46

UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

Holanda dhe Anglia do të përballen të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të Europianit. UEFA ka zbuluar se arbitri që do të vendosë drejtësi, ishte i njëjti që arbitroi ndeshjen Itali-Shqipëri. Bëhet fjalë për gjermanin Feliks Zvajer. 43-vjeçari ishte gjithashtu sinjalizuesi i ndeshjes së 1/8-tës së Holandës kundër Rumanisë, të cilën “tulipanët” e fituan 3-0.

Në dhjetor 2021, Zvajer u bë objekt polemikash në vendin e tij pasi mori disa vendime të dyshimta në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë mes Borusia Dortmundit dhe Bajern Munihut, që u kritikua ashpër nga tifozët verdhezi.

Për shkak të gjithë këtij konfuzioni, ai kishte vendosur të bënte një pushim dhe të mendonte për të ardhmen e tij. Dy muaj më vonë ai njoftoi se do të vazhdonte karrierën e tij si arbitër.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 12:46