Valbon Limani zgjidhet u.d. kryetari i komunës së Gostivarit

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2024 15:54

Valbon Limani zgjidhet u.d. kryetari i komunës së Gostivarit

Sot, Këshilli i Komunës së Gostivarit mbajti seancë të jashtëzakonshme, në cilën ushtrues i detyrës kryetar komune i Gostivarit, me 22 vota “për” dhe 8 kundër, u zgjodh Valbon Limani.

Në fjalimin e tij, kryetari i sapozgjedhur i komunës, Valbon Limani, falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Nuk mund të rri pa ju falënderuar për besimin që sapo më keni dhënë. Ne bashkohemi të gjithë nga një ideal i përbashkët. Ju konsideroj ekip dhe nuk ju dalloj as për nga përkatësia partiake, as fetare dhe as nga përkatësia etnike. Ju shoh të gjithëve njësoj, gostivaras! Ky Gostivar duhet të shkëlqejë për të gjithë brezat që do të vijnë dhe për të gjithë ata që e deshën, por nuk janë më midis nesh”, u shpreh Limani duke shtuar se Gostivari është mision i tij personal dhe bashkë me të edhe mirëqenia e secilit banorë të tij.

Po ashtu, në të njëjtën seancë, në krye të Këshillit të Komunës së Gostivarit u zgjodh këshilltari Namik Durmishi.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2024 15:54