Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:32

Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë

Dy kamionë u dogjën në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë të Veriut, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një veturë udhëtarësh.

Zjarri ka të ngjarë të ketë qenë i qëllimshëm, tha për mediat në Kosovë zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin Verior, Veton Elshani. Ai nuk dha detaje të tjera rreth rastit, përveçse nuk ka të dyshuar dhe se hetimet janë duke u zhvilluar. Pronarë të kamionëve janë shqiptarë, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një serbi. Zjarrit që përfshiu kamionët, i paraprinë tri shpërthime. Në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – kanë ndodhur disa incidente të ngjashme këtë vit. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:32