Interi dhe Inzaghi arrijnë marrëveshje, ja sa do të përfitojë italiani

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 12:52

Interi dhe Inzaghi arrijnë marrëveshje, ja sa do të përfitojë italiani

Interi dhe trajneri Simone Inzaghi raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje për kontratën e re.

Skuadra ‘Nerazure’ nën drejtimin e strategut italian, fitojë titullin e kamponit në Serie A sezonin e fundit.

Sipas medieve italiane, Inzaghi do të jetë në krye të Interi deri në verën e vitit 2026, derisa paga e teknikut italian do të jetë 6.5 milionë euro.

Inzaghi thuhet se do të përfitojë edhe një bonos në vlerë 2 milionë euro në rast se Interi sërish fiton titullin e kampionit në Itali.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 12:52