Legjenda gjermane, Mateus: Nuk quhet Europian i suksesshëm pa trofeun, Nagelsman ka ende punë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 14:04

Legjenda gjermane, Mateus: Nuk quhet Europian i suksesshëm pa trofeun, Nagelsman ka ende punë

Kombëtarja gjermane e futbollit mori shumë mbështetje pavarësisht eliminimit në çerekfinalen e Kampionatin Europian në shtëpi. Lotar Mateus, megjithatë, nuk i lëvdon. Në rubrikën për “sport.de”, kampioni i botës në vitit 1990 nxjerr një përfundim jo shumë pozitiv, rishikon çështjen e penalltisë dhe thotë se pse humbja kundër Spanjës mund të japë ende fryte.DEKLARATA – “Shumë njerëz thonë se Gjermania luajti një Kampionat Europian të fortë në shtëpi. E kam të vështirë ta shoh kështu. Ndoshta pritshmëritë nuk ishin shumë të larta për shkak të turneve të mëparshme dhe kjo është arsyeja pse performanca duket e fortë. Por nuk mendoj se një mikpritës si Gjermania mund të jetë i kënaqur nëse eliminohet në çerekfinale. Ky nuk duhet të jetë pretendimi ynë! Sigurisht që ishte për të ardhur keq të takosh Spanjën në çerekfinale dhe të kishim një finale të parashikuar. Mund të thuash që disfata rezultojë fat i keq dhe ne ishim në një fushë të barabartë me spanjollët. Por e kam të vështirë ta vlerësoj Europianin si një turne të mirë, ashtu si në vitin 2006 me ‘Përrallën e Verës’.

Sepse një përrallë në fakt ka një fund të lumtur dhe një vend i tretë ose një çerekfinale nuk mund të jetë një fund me nota lavdëruese. Nuk ka dyshim për zhgënjimin e përfundimit të parakohshëm nga kombëtarja jonë në Kampionatit Europian. Episodet vendosën. Për sa i përket arbitrit, ndonjëherë je me fat, si kundër Danimarkës me vendime centimetrash, ndonjëherë jo. Për skenën e diskutueshme të topit me dorë nga Kukurela, unë gjithashtu e thashë fjalën time, kjo është një penallti e pastër. Ama nëse ndiqni atë që kryetari i arbitrit u dha gjyqtarëve përpara turneut, unë duhet të rishikoj vendimin tim. Atëherë mund ta kuptoni pse Entoni Tejlor nuk dha 11- metërsh. Dora e mbrojtësit spanjoll ishte në mbyllje. Përfundimi: Gjermania luajti një turne të mirë. Do të ishte një turne i fortë nëse do të kishim fituar titullin e Kampionatit Europian. Kombëtarja kishte potencial për të triumfuar, veçanërisht me mbështetjen e tifozëve. Ne jemi ende një fuqi futbolli, edhe nëse paraqitjet tona deri në çerekfinale nuk ishin të jashtëzakonshme.

Cila ishte arsyeja e eliminimit nga Europiani, çfarë na mungon? A është qendërsulmuesi ai që ka thellësinë, që e di rrugën e tij përpara? Ndoshta! A e pozicionoi veten saktë Julian Nagelsman? Jam i sigurt që në retrospektivë ai do ta bënte ndryshe. Ideja e tij, edhe pse sigurisht e menduar mirë, nuk funksionoi. Në fund, janë gabimet individuale janë ato që bëjnë diferencën. Antonio Rydiger është totalisht fajtor për golin e dytë, ai e di se diçka e tillë ndëshkohet menjëherë, madje edhe në nivelin më të lartë. Pse fundi i Kampionatit Europian mund të ketë edhe diçka të mirë? Përfaqësuesja jonë i hapi Spanjës një luftë të madhe. Ne e dëshironim vërtet barazim në 30 minutat e fundit të kohës së rregullt, realizuam një lojë intesive dhe krijuam raste. Barazimi pak para fundit ishte plotësisht i merituar. Fatkeqësisht, për mendimin tim, nuk bëmë mjaftueshëm në kohën shtesë dhe nuk luajtëm atë që bëmë në gjysmën e fundit të pjesës së dytë. Unë e di se si ndihen lojtarët tani. Goli sportiv ka munguar. Kam qenë i zhgënjyer edhe në vitin 1988 kur u eliminuam në gjysmëfinale të Kampionatit Europian në shtëpi, po ashtu pak para fundit ndaj Holandës. Disa kombëtare marrin forcë nga humbje të tilla. Kështu ishte edhe në atë kohë, por edhe me Bajernin pas humbjeve të hidhura në finalen e Champions (2012, kundër Çelsit në Mynih). Pse të mos bëjnë të njëjtën gjë kombëtarja dhe trajneri? Thelbi i grupit është të qëndrojë i bashkuar.

Cilësia është atje, kontigjent si Anglia dhe Franca nuk janë shumë më të forta kur shoh se kush është në pankinën tonë. Julian Nagelsmann tani ka kohë, më shumë se para këtij kompeticioni për të përgatitur ekipin për turneun e ardhshëm. Spanja dukej më e relaksuar të premten. Ndoshta është momenti që Juliani duhet të përmirësojë disa strategji në mënyrë sesi Gjermania të fitojë sërish ndeshjet vendimtare”, përfundoi Mateus.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 14:04