‘Rikthimi i Dallëndyshes’ rikthen Ermonela Jahon tek rrënjët e saj, prezantohet koncert madhështor në TKOB

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:43

‘Rikthimi i Dallëndyshes’ rikthen Ermonela Jahon tek rrënjët e saj, prezantohet koncert madhështor në TKOB

Sopranoja shqiptare e njohur në botë, Ermonela Jaho dhe tenori amerikan Charles Castronovo do të prezantojnë koncert madhështor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, në Tiranë.

Koncert i titulluar “Rikthimi i Dallëndyshes” i cili do të udhëhiqet nga dirigjenti Jacopo Sipari di Pescasseroli shënon rikthimin e sopranos së mirënjohur Jaho në atdhe, pas performancave të saj të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

Lajmi është bërë i ditur nga TKOB, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në facebook.

“Krenaria jonë në çdo skenë ndërkombëtare lirike, Ermonela Jaho, pasi ka “shtegtuar” në mbarë botën, rikthehet aty ku nisi gjithçka: në Shqipëri. Më 4 gusht, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, së bashku me tenorin amerikan Charles Castronovo në një mbrëmje për të mos u humbur”, thuhet në njoftim.

Koncerti mbahet më 4 gusht, në ora 20:00, në Teatrin e Operas dhe Baletit- Tiranë. Biletat online mund të rezervohen në www.myticket.al

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:43