Spanja kompleton rikthimin sensacional brenda pak minutave ndaj Francës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 21:30

Spanja kompleton rikthimin sensacional brenda pak minutave ndaj Francës

Kombëtarja e Spanjës ka rikthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Francës e cila po zhvillohet në kuadër të fazës gjysmëfinale të Euro 2024.

Po zhvillohej minuta e 20-të e takimit kur Yamal me një gjuajtje precize nga jashtë zonës shënoi për rezultatin 1-1 një super gol për të barazuar rezultatin.

Paraprakisht Spanja kishte marrë epërsinë në minutën e tetë me anë të Randal Kolo Muanit.

Pak minuta pas golit të Yamal, ‘Furia e Kuqe’ kompletoi rikthimin sensacional falë Jules Kounde i cili shënoi në rrjetën e portës së tij për rezultatin 2-1 në të mirë të Spanjës. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 21:30