Vardari merr sponsor të ri, do të investojë 1 milion euro

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 21:27

Vardari merr sponsor të ri, do të investojë 1 milion euro

Skuadra e Vardarit ka marrë edhe zyrtarisht sponsor të ri. “Novomatik Makedonija” është kompania që do të jetë sponsor gjeneral i klubit nga kryeqyteti që garon në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja ndërmjet kompanisë në fjalë dhe Vardarit është firmosur sot për një vit, por me synime që e njejta të vazhdohet edhe viteve në vijim.

Sipas asaj që kanë paralajmëruar, sponsori i ri, do të investojë 1 milionë euro në buxhetin financiar të klubit të Vardarit për këtë sezon, përderisa të njejtit do të kenë të ardhura edhe nga Qyteti i Shkupit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 21:27