Si ta kuptoni kur jeni nxirë më shumë se sa duhet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 17:39

Si ta kuptoni kur jeni nxirë më shumë se sa duhet

Vera ka ardhur dhe çfarë ndikohet më së shumti është lëkura. Nixrja e saj nga dielli është një proces normal kur temperaturat fillojnë e rriten.

Madje shumica e njerëzve e kërkon me ngulm gjatë verës edhe për arsye estetike.

Nga ana tjetër vitamina D e cila merret me shumicë nga dielli, ofron shumë vlera për organizmin e sidomos për mirëqenien e të gjithë organizmit tuaj.

Kështu me gjasë do të doni t’i shijoni ditët e gjata me diell për gjatë gjithë verës, por kujdes pasi nuk duhet ta teproni.

Lëkura mund të tejnxihet dhe të shkaktojë një sërë problemesh shëndetsorë që arrijnë deri tek qelizat kancerogjene apo dëmtime të nishanëve.

Kur duhet të tregoni kujdes?

Për të shmangur çdo dëmtim të përhershëm nga dielli, duhet të kuptoni shenjat që lëkura juaj ju jep.

Nëse në fund të verës apo pas disa ditëve në plazh e ndjeni lëkurën tuaj të tërhiqet dhe e shikoni të nxirë disa tonalitete më shumë se natyralja që ju keni, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi.

Po kështu edhe kur lëkura juaj është e skuqur apo e djegur nga ekspozimi i tepërt në diell përgjatë gjithë ditës.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 17:39