Southgate: Nuk na mjafton më gjysmëfinalja, madje as finalja. Duam të fitojmë Europianin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:12

Southgate: Nuk na mjafton më gjysmëfinalja, madje as finalja. Duam të fitojmë Europianin

Anglia, këtë mbrëmje do të përballet në gjysmëfinale me Holandën. Trajneri Southgate pranoi se dëshiron finalen e dytë radhazi në Europian, teksa atë pararendëse u humbi në shtëpi me penallti, ndaj Italisë:

“Realiteti është se ne kemi arritur në gjysmëfinale, në çdo turne ku kemi marrë pjesë, përveç Botërorit të më 2022. Sidoqoftë, nuk jemi të lumtur që arrijmë rregullisht në gjysmëfinale.

Mentaliteti është që të bëjmë një hap përpara, kjo vlen për një komb me madhësinë e Anglisë, i cili e merr futbollin kaq seriozisht. Ky grup lojtarësh ka bërë jashtëzakonisht mirë”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:12