Bayern Munihu gati të transferojë yllin holandez tek Leipzig
Skuadra e Bajern Munihut synon të sjellë sulmuesin holandez Çavi Simons, që sezonin e fundit luajti në Bundesliga me ekipin e Leipzig, i huazuar. Bavarezët synojnë ta mbyllin këtë transferim këtë verë. Lojtari është nën kontratë deri në vitin 2027 me PSZH, por duket se lojtari nuk hyn në planet e trajnerit Luis Enrike. Për pasojë, pritet që Simons të luajë sërish i huazuar diku tjetër apo të shitet.
Kostoja e lojtarit 21-vjeçar, që mbrëmë realizoi një gol mahnitës kundër Anglisë në gjysmëfinalen e “Euro 2024”, është rreth 70 milionë euro. Sipas “Sky Sports”, edhe trajneri Vinsent Kompani është dakord me këtë transferim.
Për këtë arsye, drejtuesi i Bajernit, Maks Eberl, po bën gjithçka për të nënshkruar me të edhe pse ka një kosto të lartë. Trajneri Vinsent Kompani beson se ai ka potencialin për t’u bërë një lojtar shumë kreativ midis linjave
Çavi Simons mund të luajë pas Musialës dhe përballë Palhinjas, duke e bërë repartin e avancuar të ekipit bavarez shumë të fortë. Gjithsesi, ende nuk ka asgjë konkrete në lidhje me këtë transferim, por te Bajerni duan t’i mbyllin sa më shpejt bisedimet.