Dumfries: Unë marr të gjithë përgjegjësinë për momentin e penalltisë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:17

Dumfries: Unë marr të gjithë përgjegjësinë për momentin e penalltisë

Denzel Dumfries foli lidhur me penalltinë e shkaktuar mbrëmë që ia mundësoi Harry Kane më pas të barazoj rezultatin në  1-1.

Në një konferencë për media pas ndeshjes Dumfries u pyet lidhur me penalltinë e shkaktuar, shkruan Arbresh.info.

Teksa ai tha se të gjithë përgjegjësinë e bart mbi veten e tij.

“Unë marr të gjithë përgjegjësinë për momentin e penalltisë. Nuk e bëra me qëllim. Thjesht doja të bllokoja goditjen”, ka thënë Dumfries.

Penalltia ishte mjaft e diskutueshme në rrjet por gjyqtari vendosi që pas rishikimit me VAR t’ia dhuroj Anglisë një njëmbëdhjetë metërsh.

Para penalltisë Holanda ishte duke triumfuar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Xavi Simons.

Anglia arriti të rikthejë rezultatin dhe në minutën e 01-të me golin e zëvendësuesit Ollie Watkins arriti të shënoj fitore.

Kështu Anglia u kualifikua në finalen e ditës së dielë ku do të përballet me Spanjën./Arbresh.info/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:17