Kolumbia mposht Uruguain dhe i bashkohet Argjentinës në finalen e Copa America

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:51

Kolumbia mposht Uruguain dhe i bashkohet Argjentinës në finalen e Copa America

Kolumbia ka fituar ndaj Uruguait në ndeshjen e dytë gjysmëfinale me rezultat 1-0, duke u kualifikuar kështu në finalen e madhe të Copa America.

Pas Argjentinës, e cila mposht Kanadanë, Copa America ka mësuar edhe finalistin e dytë dhe ajo është Kolumbia.

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë nga të dyja kombëtaret, por vetëm Kolumbia arriti ta gjej rrugën e rrjetës.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Jefferson Lerma, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të James Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Uruguai ishte dukshëm skuadër më e mirë duke krijuar më shumë dhe rrezikuar më shumë në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe në fund Kolumbia fitoi me rezultat minimal 1-0.

Finalja e madhe mes Argjentinës dhe Kolumbisë zhvillohet të dielën pas mesnate apo më saktë në mëngjesin e së hënës nga ora 02:00.

Ndeshja për vend të tretë mes Kanadanë dhe Uruguait zhvillohet një ditë më herët në orarin e njëjtë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:51