Kurtishi te Posta, Bajrami te Inspektoriati i Mjedisit, Selmani te Mbrojtje dhe Shpëtim, ja drejtorët e Alternativës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 22:05

Kurtishi te Posta, Bajrami te Inspektoriati i Mjedisit, Selmani te Mbrojtje dhe Shpëtim, ja drejtorët e Alternativës

Gjatë ditës së sotme u mbajt mbledhja e rregullt e Kryesisë dhe Kuvendit të degës të Alternativës në Kumanovë.

Para kryesisë, Komisioni për resurse njerëzore prezantoi pakon e cila i ka takuar Kumanovës, si dhe kandidatët e mundshëm që i plotësojnë kriteret në bazë të rregulloreve të partisë. Në këtë proces janë konsultuar edhe kryetarët e të gjitha nëndegëve ku janë marr parasysh edhe sugjerimet dhe vërejtjet e tyre.

Kryesia diskutoi për pakon dhe emrat që iu propozuan nga Komisioni për resurse njerëzore të cilat edhe u bënë propozim i kryesisë drejtuar Kuvendit të degës si organ më i lartë i degës.

Kështu, para Kuvendit të degës, për drejtor të Postave të Maqedonisë u propozua kandidati Orhan Kurtishi, për drejtor të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Mesut Bajrami si dhe për zëvendës drejtor të Drejtorisë për Shpëtim dhe Mbrojtje, Abaz Selmani.

Kuvendi shqyrtoi kandidaturat dhe me shumicë votash zgjodhi për drejtues institucionesh personat e lartëpërmendur.

Procesi i ndarjes së pakos për Alternativën dega në Kumanovë ende nuk ka përfunduar.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 22:05