Neville, lidhur me penalltinë e Anglisë: Turp absolut, vendim skandaloz i arbitrit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:14

Neville, lidhur me penalltinë e Anglisë: Turp absolut, vendim skandaloz i arbitrit

Holanda u mund 1-2 nga Anglia, në gjysmëfinalen e dytë, të zhvilluar në Dortmund. Të parët që kaluan në avantazh ishin “tulipanët” por më pas “tre luanët” barazuan me Harry Kane i cili fitoi penallti dhe më pas e shënoi gol. Një penallti e dyshimtë për të cilën ka folur edhe ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Mançester Junajtid, Gary Neville.

Nga studiot ITV në Angli, ai tha: “Si mbrojtës, ky vendim i arbitrit është një turp absolut. Një vendim skandaloz për një penallti të tillë, pa marrë parasysh se kur dhe sidomos jo në një lojë kaq të rëndësishme.”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 14:14