Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:25

Rritet numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Është rritur numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut. Në periudhën janar – maj 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur me 12 për qind, përkatësisht: turistë vendas me 2.6 për qind dhe turistë të huaj 16.6 për qind.

Nga ana tjetër, numri i netëve është rritur me 10,2 për qind: turistët vendas me 8.8 për qind dhe turistët e huaj me 11 për qind.

Një e treta e turistëve ose 23.919 janë nga Turqia, ndërsa afro 6.000 turistë kanë ardhur nga Serbia dhe më shumë se 5.000 nga Gjermania.

Janë më shumë se 2000 turistë nga Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Polonia, Holanda dhe SHBA.

Turqit dhe fqinjët janë turistë më të shpeshtë që vizitojnë Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:25