Zyrtare: Gjasula firmos kontratë me klubin gjerman

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 16:04

Zyrtare: Gjasula firmos kontratë me klubin gjerman

Klaus Gjasula do të vazhdojë të qëndrojë te Darmstadt 98. Klubi gjerman ka zyrtarizuar ditën e sotme kontratën e re me mesfushorin e Kombëtares.

Siç duket paraqitjet e Gjasulës në Euro 2024 kanë bindur akoma më shumë gjermanët për t’i rinovuar kontratën dhe për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre. 34-vjeçari është një lider te ekipi gjerman, skuadër që militon në Bundesliga 2.

Kujtojmë se futbollisti kryeqytetas është pjesë e Darmstadt që prej vitit 2021 dhe tashmë qëndrimi i tij do të vazhdojë minimalisht edhe për këtë sezon.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 16:04