Balancuesi nuk do të shfuqizohet, do të përkthehet në ligj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:36

Balancuesi nuk do të shfuqizohet, do të përkthehet në ligj

Balancuesi nuk do të shfuqizohet, por do të përkthehet në Ligjin për Përfaqësim të Barabartë në Administratën Publike. Siç tha ministri Goran Minçev, keqpërdorimet që po ndodhin janë arsyeja kryesore pse balancuesi nuk ekziston më në të njëjtën formë si më parë, por profesionalizmi duhet të jetë para përkatësisë etnike.

“Мjeti i balancuesit digjital ka qenë subjekt i keqpërdorimit në të kaluarën. Kemi pasur raste kur pjesëtarët e bashkësive tjera etnike janë shkruar si maqedonas. Mund ta konkretizoj me rastin aktual sipas sistematizimit të ri dhe numrit të të punësuarve në Ministrinë e re të Administratës, ku praktikisht 43 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve që i përkasin administratës publike janë nga komunitetet etnike.”, – deklaroi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Ideja është që të ndryshohet metodologjia gjatë punësimit dhe se etnia e caktuar nuk mund të ndryshohet për nevojën e konkursit, tha ministri, Minçev.

Ai paralajmëroi se do të themelohet Agjencia për zhvillim profesional dhe aftësim të administratorëve dhe askush nuk do të largohet nga puna.

Ligjet për zyrtarët administrativë dhe punonjësit e sektorit publik janë tërhequr nga procedura e finalizimit. Për vite me radhë Maqedonia është kritikuar nga Brukseli për administratën e saj jofunksionale. (TVM2)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:36