Borell: Duam të shohim Maqedoninë e Veriut si përparon drejt BE-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:35

Borell: Duam të shohim Maqedoninë e Veriut si përparon drejt BE-së

“Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në BE”. Kështu shkruan përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell në Tëitter, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington. Shkrimit të tij në Tëitter, Borell i kishte bashkangjitur fotografnë me ministrin Mucunski, në të cilën shihen duke folur mes vete vesh më vësh.

 Josep Borell, përfaqësues i Lartë i BE-së

“Jam i lumtur që u takova me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Maqedonia e Veriut është aleatja jonë e fuqishme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal duhet të mbeten prioritet për vendin. Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në BE”.

Mucunski ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski i cili gjatë tri ditëve mori pjesë në takimin e shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të NATO-s që u mbajt në Washington. Ndërkaq, Mucunski nuk ka postuar asgjë për takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borell.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:35