Elon Musk: BE i ofroi rrjetit social X një marrëveshje sekrete të paligjshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:09

Elon Musk: BE i ofroi rrjetit social X një marrëveshje sekrete të paligjshme

Pronari i rrjetit social X, Elon Musk tha se Bashkimi Evropian i ofroi kompanisë një marrëveshje sekrete të paligjshme.

“Nëse pranojmë të censurojmë në heshtje postimet në internet pa i thënë askujt, nuk do të ndëshkohemi”, ka shkruar Musk në rrjetin e tij social.

Sot, Komisioni Evropian akuzoi zyrtarisht Kompaninë X për mospërputhje me ligjin e BE-së për mediat sociale dhe e mbajti Musk përgjegjës për bërjen e rrjetit social një strehë për dezinformata dhe përmbajtje të paligjshme.

Ndryshe, një hetim paraprak i Komisionit të BE-së më herët kishte gjetur se Platforma X ka shkelur ligjin për sa i përket transparencës së reklamave, qasjes në të dhëna për studiuesit dhe të ashtuquajturat “forma të errëta”, të cilat përdoren për mbledhjen e të dhënave private duke mashtruar përdoruesit.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 22:09