Mik festival, mbahet për 4 ditë në qytetin e Korçës festivali i muzikës ndërkombëtare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:53

Mik festival, mbahet për 4 ditë në qytetin e Korçës festivali i muzikës ndërkombëtare

Ka nisur në Korçë edicioni i 7 i Mik Festival i cili bën bashkë më shumë se 100 artistë shqiptarë dhe të huaj.  Për 4 netë festivali i muzikës internacionale i organizuar nga artistja e madhe Inva Mula,  do të sjellë mbrëmje koncertore në skenën e teatrit të Korçës por edhe në mjedise të tjera duke i ofruar publikut një prej eksperiencave më të bukura muzikore.

Nata e parë e festivalit ka ngjitur në skenën e teatrit Andon Zako Çajupi pianistin dhe muzikologun e njohur Red Radoja i cili ka sjellë tingujt e muzikës franceze në Korçë.

Më tej nata ka vijuar edhe me trion nga Maqedonia e Veriut në Pazarin e vjetër me sopranon Dëshira Ahmeti dhe Gjergji e Jordan Petrushevski të cilët kanë interpretuar në piano.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:53