Ndjehet “dora” e Contes, lojtarët në tokë pas dy ditësh stërvitje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:09

Ndjehet “dora” e Contes, lojtarët në tokë pas dy ditësh stërvitje

Napoli ka nisur tashmë t’i nënshtrohet urdhrave të Antonio Contes. Trajneri i ri prej dy ditësh ka nisur punën me skuadrën dhe “dora” e teknikut nga Lecce ka nisur të ndjehet menjëherë. Mediat, menjëherë kanë theksuar metodologjinë e egër dhe tashmë të njohur të Contes në fazën e përgatitjeve parasezonale.

Lojtarë të shtrirë në tokë dhe të ezuruar nga energjia, është ajo për të cilën Conte njihet. Tekniku në ditën e enjte sfiliti skuadrën me sprinte të shumta, vrapime në 200, 400 dhe 600 metra me lojtarët që në fund të seancës dukeshin të dorëzuar.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2024 14:09