Opozita shqiptare i kërkon VLEN-it mbështetje për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit online

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:11

Opozita shqiptare i kërkon VLEN-it mbështetje për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit online

Fronti Evropian kërkon mbylljen e kazinove. Koalicioni që në shkurt të këtij viti kërkoi të rregullonte Ligjin për lojërat e fatit duke i larguar kazinotë nga shkollat dhe çerdhet, tani kërkon mbylljen e tyre të tërësishme. I bëjnë thirrje koalicionit VLEN që të mban premtimin e dhënë për mbylljen e kazinove.

“Gjitha subjektet janë zotuar për një gjë të tillë. I keni deklarimet me zë dhe figurë të Izet Mexhitit dhe Arben Taravarit për mbyllje totale të kazinove qoftë online apo edhe objekteve”, deklaroi Blerim Bexheti, Deputet i Frontit Evropian.

Përveç kazinove, propozimi parashikon mbylljen edhe të lojërave të fatit online.

“Propozim-ligji parashikon mbylljen e cdo forme të kazinove, qoftë me prezencë fizike qoftë edhe lojërat online”, tha Elmi Aziri, Deputet i Frontit Evropian.

Propozimi për interpretim autentik të Ligjit mbi lojërat e fatit nga koalicioni VLEN parashikon gjetjen e mundësisë për mbylljen e lojërave të fatit online dhe vlerësimin e ligjshmërisë së vendimeve të sjella për organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 19:11