Rënie e madhe e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:00

Rënie e madhe e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj është regjistruar rënie prej 26.7 përqind në qarkullimin industrial, krahasuar me majin e vitit të kaluar. Në krahasim me prillin e këtij viti, rënia ishte për 4.1 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit maj 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie te Prodhimet intermediare përveç energjisë, për 14.6 %, Prodhimet kapitale për 43.2 %, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0.1 %, dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Brenda një viti, rënie më e madhe e qarkullimit industrial është regjistruar në tregun vendor për 6.9 përqind, ndërsa në tregun e jashtëm për 31.8 përqind.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:00