Rregullohet problemi, sistemet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë sërish në funksion

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:34

Rregullohet problemi, sistemet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë sërish në funksion

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se sot për shkak të djegies së një kablloje optike te shumë operatorë të telekomunikimeve, në mesin e të cilëve edhe operatori që siguron shërbimin për qasje simetrike në internet në DAP, sistemet për shërbime elektronike nuk ishin në dispozicion në periudhën prej orës 07:40 deri në orën 11:30.

“Ky problem teknik është tejkaluar dhe sistemet e DAP-it janë në dispozicion për realizim të të drejtave të juaja dhe detyrimeve të cilët i realizoni përmes të njëjtëve”, bëhet e ditur në kumtesën e DAP-it.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:34