Sindikatat nuk mjaftohen me rritje të rrogës për 15 përqind, por buxheti nuk është në gjendje të mirë, deklaroi ministri Minçev

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:59

Sindikatat nuk mjaftohen me rritje të rrogës për 15 përqind, por buxheti nuk është në gjendje të mirë, deklaroi ministri Minçev

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, tashmë ka pasur disa takime me sindikatat, sipas të cilave rritja aktuale e pagave prej 15 për qind nuk mjafton. Këtë çështje ai e ka ngritur edhe në Qeveri, por duke pasur parasysh se gjendja e Buxhetit, siç tha ai, është katastrofale, do të kërkohet një zgjidhje kompromisi, raporton MIA.

Sipas Minçevit, tani nuk mund të thuhet me siguri se cili do të jetë verdikti i negociatave.

“Ne duhet të udhëhiqemi nga disa situata për këtë çështje kyçe. Kam pasur disa takime me sindikatat dhe siç e përmendët, kjo është një çështje kyçe që u intereson atyre, që praktikisht rritja aktuale e pagave prej 15 për qind nuk u mjafton dhe de fakto është një nga problemet kyçe. Kam pasur edhe disa biseda dhe ia kam hapur Qeverisë”, deklaroi ministri.

Ai ka vlerësuar se është nevoja për kompromis mes kërkesës së sindikatave dhe buxhetit.

“Gjendja në Buxhet në këtë moment është katastrofike. Prandaj, ne po hapim një debat në të cilin dëshirojmë të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Në këtë moment nuk kemi një pasqyrë të gjendjes së Buxhetit për të diskutuar ato çështje kyçe, konkretisht përqindjen e rritjes së pagave, kështu që kemi diskutuar disa zgjidhje, por në këtë moment do të lëmë për debatin që po e planifikojmë”, deklaroi ministri.

Ndryshe, rroga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut është 41 085 denarë. Sektori me rrogën më të lartë mujore është telekomunikacioni (76 553), ndërsa rroga më të ulëta ka pasur në sektorin e veprimtarisë së sigurisë dhe hetimeve (22 398).

Sindikatat në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve parlamentare kanë kërkuar rritje të rrogës minimale në 450 euro në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:59