Sulmuesi holandez kryen vizitat mjekësore te “Djajtë e Kuq”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:16

Sulmuesi holandez kryen vizitat mjekësore te “Djajtë e Kuq”

Sulmuesi 23-vjeçar holandez Xhoshua Zirkzee do të jetë një lojtar i ri i ekipit të Man. Junajtedit. Sipas “Sky Sport”, lojtari do t’i nënshtrohet javën e ardhshme vizitave mjekësore. Lojtari ka mbërritur vetëm dje në Holandë pas eliminimit të kombëtares së tij nga “Euro 2024” (u mund 2-1 nga Anglia). Pritet që lojtari të udhëtojë për në Mançester për të hedhur firmën në kontratë.

Nga ana tjetër, klubet e Man. Junajtedit dhe Bolonjws kanë arritur marrëveshjen mes tyre për futbollistin. “Djajtë e kuq” do të paguajnë 53 milionë euro për Zirkzee, shumë që do të paguhet në tri vite. Sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Man. Junajtedin, me opsion edhe për një vit të gjashtë. Sezonin e fundit, në Serie A, Zirkzee realizoi 11 gola në 34 ndeshje me fanellën e Bolonjës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 20:16