Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:51

Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka vizituar këtë mbrëmje familjarët e foshnjës 3 muajshe për të cilën u raportua se është dhunuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

Familja Iseni nga Saraji e ka informuar drejtpërdrejt Taravarin për rastin, ndërsa ky i fundit i ka siguruar se “infermierja do të pushohet menjëherë nga puna dhe se personalisht të kujdeset që rasti të kalojë urgjentisht tek organet e Drejtësisë”.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Korrik, 2024 21:51