Di Maria: Ka qenë ëndrra ime të pensionohem nga kombëtarja në këtë mënyrë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 13:44

Di Maria: Ka qenë ëndrra ime të pensionohem nga kombëtarja në këtë mënyrë

Angel di Maria mbrëmë luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren e Argjentinës në finalen e Copa Americas ndaj Kolumbisë.

Por kjo ndeshje ishte shumë e vecantë për Fideon i cili u pa me lot në sy pas përfundimit të takimit, shkruan Arbresh.info.

Kombëtarja e Argjentinës triumfoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve me një gol të Lautaro Martinezit.

Teksa Di Maria pas ndeshjes tha se e kishte ëndërruar një fund të tillë me kombëtaren e tij.

“Ka qenë ëndrra ime të pensionohem nga kombëtarja në këtë mënyrë, Argjentina është dashuria ime dhe shteti im. Faleminderit”, ka thënë Di Maria.

Futbollisti i Benficas me kombëtaren e tij fitoi Lojrat Olimpike 2008, dy herë Copa American dhe një herë Kupën e Botës, ku edhe shënoi në finale ndaj Francës.

Ai me kombëtaren është që nga viti 2008./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/fabriziorom/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ad83738e-2276-47ea-98c9-907170a456b0

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 13:44