Presidenti i Federatës ruse flet për Dakun, paralajmëron tjetër dënim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:13

Presidenti i Federatës ruse flet për Dakun, paralajmëron tjetër dënim

Ndonëse kërkoi falje dhe shprehur keqardhje, veprimi i pamatur i Mirlind Dakut gjatë Evropianit në Gjermani, vazhdon të komentohet në Rusi, ku sulmuesi e zhvillon karrierën në nivel klubesh.

Daku ishte dënuar nga UEFA me dy ndeshje moslojë për shkak se pas ndeshjes me Kroacinë mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese ndaj serbëve dhe maqeonasve. Klubi i Dakut, Rubin Kazani, ka paralajmëruar dënimin e tij, por nuk ka ndonjë njoftim deri më tani.

Ndërkohë së fundi për atë veprim të Dakut foli presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Aleksandr Dyukov. Ai ka lënë të kuptohet se Daku do të dënohet.

“Kjo gjithsesi është e padëgjuar dhe e papranueshme. E di që Rubini do të marr masa ndaj lojtarit”, ka thënë Dyukov për agjencinë ruse TASS.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:13