Shaqiri pensionohet nga Zvicra me një rekord

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:05

Shaqiri pensionohet nga Zvicra me një rekord

Xherdan Shaqiri njoftoi sot për pensionimin e tij nga kombëtarja e Zvicrës.

Ai kësisoj u bë futbollisti i parë që shënon gol në tri kampionate evropiane dhe në tri aso botërore.

Zvicerani me prejardhje shqiptare realizoi në, Kupën e Botës 2014, EURO 2016, Kupën e Botës 2018, EURO 2020, Kupën e Botës 2022, dhe EURO 2024.

“Shaqa” ka pasur një histori me ulje e ngritje në klubet ku ka luajtur, Bayern Munchen, Inter, Liverpool, Stoke etj., mirëpo me Zvicrën pothuajse gjithmonë ka qenë në elementin më të lartë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 18:05