Ylli i Spanjës, gati të firmos me gjigandët e Premier Ligës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 13:46

Ylli i Spanjës, gati të firmos me gjigandët e Premier Ligës

Duhet të jetë vetëm çështje kohe para se Mikel Merino të largohet nga skuadra e Real Sosiedad. Mesfushori 29-vjeçar, heroi i fitores 2-1 të Spanjës ndaj Gjermanisë në çerekfinale të “Euro 2024”, festoi triumfin dhe e ngriti trofeun në qiell. Por, as 24 orë më vonë, është koha që spanjolli të mendojë për të ardhmen e tij.

Mikel Merino ka përfunduar në shenjestrën e Arsenal edhe mediat spanjolle konfirmojnë se ai ka dëshirë të provojë një aventurë të re, larg La Liga. Për këtë arsye, Arsenali këmbëngul për lojtarin që ka ende edhe një vit kontratë. Duke parë situatën, Sosiedad është treguar i gatshëm ta lërë të lirë Mikel Merino, për të mos e humbur gratis verën e ardhshme (2025).

Edhe Barcelona ka qenë në garë për mesfushorin, por duket se klubi katalanas nuk ka burimet e duhura financiare për ta blerë. Arsenali është gati t’i ofrojë lojtarit një rrogë dy herë më të lartë se ajo që merr aktualisht.

“Topçinjtë” ofrojnë 3,2 milionë euro në sezon dhe një kontratë deri në vitin 2027, me opsion edhe për një vit tjetër. Një ofertë që tejkalon atë të Barcelonës, ndaj transferimi drejt Londrës duket një gjë e mbyllur.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2024 13:46