Mbappe iu përgjigj pyetjes se pse e refuzoi ofertën e Real Madridit dy vite më parë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 20:52

Mbappe iu përgjigj pyetjes se pse e refuzoi ofertën e Real Madridit dy vite më parë

Real Madridi prezantoi Kylian Mbappen para një ‘Santiago Bernabeu’ i cili ishte i mbushur i tëri dhe sipas raportimeve mbi 85 mijë tifozë ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për ta përcjellur nga afër prezantimin e tij.

25-vjeçari nënshkroi kontratë pesë vjeçare me klubin dhe do të nis përgatitjet e para me madrilenët në fund të këtij muaji.

Pas prezantimit të tij, Mbappe mbajti një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur një sërë pyetjeve. Natyrisht, nuk mund të mungonte as pyetja se pse nuk iu bashkua Real Madridit rreth dy vite më parë.

“Është një nder dhe privilegj të jem lojtar i Real Madridit. Është historike për mua dhe familjen time. Më mirë se sa kisha pritur”.

“Ndihem i privilegjuar, unë jam lojtar i Madridit, ishte ëndrra ime e fëmijërisë. Ju nuk mund të paguani për një ëndërr. Është një kënaqësi e madhe për mua dhe familjen time”.

“Momenti kur vendosa të nënshkruajë për Real Madridin? Që kur isha fëmijë. Ishte e lehtë. Ishte një ëndërr, pastaj një qëllim”, ka thënë fillimisht Mbappe.

Mbappe sërish e injoroi në stilin e tij pyetjen e gazetarëve se pse hodhi poshtë ofertën e Real Madridit në 2022.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 20:52