Tifozët në trans pasi e shohin Mbappen me fanellë të Realit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 13:12

Tifozët në trans pasi e shohin Mbappen me fanellë të Realit

Tifozët e Real Madridit janë në trans.

Ata shpërthyen me brohoritje pasi e panë Kylian Mbappen me fanellën e “Los Blancos”, shkruan “Gazeta Express”.

85 mijë tifozë po qëndrojnë në stadiumin “Santiago Bernabeu” për t’ia bërë një mikpritje të ngrohtë yllit francez, i cili u largua nga Paris Saint-Germaini për ta realizuar ëndrrën fëmijërore për të përfunduar tek klubi mbretëror spanjoll.

Shumë shpejt Mbappe do të dalë në fushën e blertë kur edhe do të prezantohet zyrtarisht përpara tifozëve madrilenë, të cilët presin shumë nga 25 vjeçari. /Gazeta Express/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2024 13:12