Zyrtare: Rabioti largohet nga Juventusi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Korrik, 2024 15:06 Përditësuar

Zyrtare: Rabioti largohet nga Juventusi

Mesfushori i Kombëtares së Francës, Andrien Rabiot, është larguar përfundimisht nga Juventusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes rrjeteve sociale, me lojtarin francez që nuk e vazhdoi kontratën me “Zonjën e Vjetër”, shkruan Indeksonline

Rabioti tani është “lojtar i lirë” dhe mund të gjejë një skuadër të re gjatë afatit të verës.

Mesfushori ishte pjesë e Francës në Euro-n 2024.

29-vjeçari ishte transferuar te Juventusi gjatë vitit 2019 nga Paris Saint-Germain si “lojtar i lirë”.

Kujtojmë se vlera e futbollistit në sajtin e njohur “Transfermarkt” është plotë 35 milionë euro./Indeksonline/

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Korrik, 2024 15:06 Përditësuar