Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Realit, kontratë deri në 2025

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Korrik, 2024 15:00

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Realit, kontratë deri në 2025

Lucas Vazquez ka rinovuar kontratën me Real Madrid. Klubi madrilen ka nënshkruar kontratën e re me lojtarin , të vlefshme deri në 2025.

“Real Madrid CF dhe Lucas Vazquez kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit tonë, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2025”, shkruan klubi madrilen.

Kampionët e Europës rinovuan kontratën dje edhe me Luka Modric, për një tjetër sezon. Synimi i skuadrës së Ancelottit është fitimi i të gjithë trofeve të mundshëm.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Korrik, 2024 15:00