Marc Cucurella mban premtimin e dhënë gjatë “EURO 2024”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Korrik, 2024 12:55

Marc Cucurella mban premtimin e dhënë gjatë “EURO 2024”

Mbrojtësi i Spanjës, Mark Kukurelja e ka mbajtur fjalën e dhënë. Ai kishte premtuar se “nëse Spanja fiton Europianin, do t’i lyej flokët me të kuqe”.

Dhe kështu, Mark Kukurelja-s iu desh ta mbante fjalën. Pak më parë, mbrojtësi i Çellsit publikoi disa fotografi në rrjetet sociale në të cilat tregon pamjen e re të flokëve të dendur kaçurrela, tashmë me ngjyrë të kuqe.

Kukurelja ishte një nga zbulimet e “Euro 2024”, turne që u fitua nga skuadra e Luis de la Fuente pas një ecurie praktikisht të përsosur. Gjithmonë titullar në ndeshje të rëndësishme, ai kapërceu konkurrencën.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Korrik, 2024 12:55