Modriç gati të vendos rekord të ri, i pandryshuar plot 58 vite!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Korrik, 2024 12:12

Modriç gati të vendos rekord të ri, i pandryshuar plot 58 vite!

Përpara sezonit të ri, u konfirmua se mesfushori veteran, Luka Modriç, kishte nënshkruar një marrëveshje të re, e cila do ta mbante atë në Madrid deri në verën e ardhshme.

39-vjeçari është tashmë lojtari më i vjetër që ka luajtur për Real Madridin në ligë dhe në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, kroati tani po shikon një tjetër rekord. Modriç mund të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur ndonjëherë një ndeshje për Real Madridin, duke thyer rekordin legjendar të Ferenc Pushkashit prej 39 vitesh e 38 ditësh, i cili u vendos në maj të vitit 1966.

Nëse gjërat shkojnë mirë, Modriç mund të thyejë rekordin 58-vjeçar më 19 ose 20 tetor, kur Real Madridi do të përballet me Selta Vigo-n në stadiumin “Balaidos”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Korrik, 2024 12:12