Morata, lojtari më i ri i Milanit
Alvaro Morata është lojtari më i ri i Milanit.
Morata ka nënshkruar kontratën e tij si lojtar i ri i Milanit me kontratë katërvjeçare deri në qershor 2028, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanos, përcjell “Zëri”.
Në marrëveshje është plus edhe një opsion për sezonin e mëtejshëm.
Milani ka marrë klauzolën e lirimit prej 13 milionë eurosh nga Atletico Madridi. Marrëveshja tashmë është e përfunduar, teksa në vijim pritet njoftimi zyrtar i klubit italian. /Zëri