Guardiola dëshiron Donnarumman, City përgatit ofertën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 18:51

Guardiola dëshiron Donnarumman, City përgatit ofertën

Donnarumma në oborrin e Pep Guardiolës? Konfirmohet lajmi që vjen nga Anglia sipas të cilit Manchester City është i interesuar për portierin e PSG-së dhe kapitenin e kombëtares italiane.

Skuadra angleze në fakt po kërkon një zëvendësues për Ederson, i cili tashmë po shkon gjithnjë e më shumë drejt Arabisë Saudite.

Donnarumma është pjesë e PSG-së që nga vera e vitit 2021, kur u largua nga Milani për të nënshkruar me klubin e kryeqytetit francez.

Që atëherë, më shumë se njëqind ndeshje (251 me fanellën e kuqezinjve), tre tituj kampion francez dhe gjashtë kupa gjithsej me PSG-në. A është koha për një sfidë të re?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 18:51