Lopetegui shqetëson Milanin, kërkon liderin e prapavijës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 13:11

Lopetegui shqetëson Milanin, kërkon liderin e prapavijës

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit londinez për qendrën e mbrojtjes.

26-vjeçari është një dëshirë e vjetër e West Hamit, që e ka kërkuar dhe vite më parë. Gjithsesi, vështirë që kuqezinjtë të heqin dorë nga lideri i prapavijës.

Tomori vlerësohet shumë dhe drejtuesit po punojnë për të siguruar shërbimet e Pavlovic nga Salzburgu. Me 20-vjeçarin që do të formonte dyshen e mbrojtjes tek ekipi i Fonsecas bashkë me lojtarin e lindur në Kanada.

Por nëse vjen një ofertë mbi 45 mln euro, atëherë drejtuesit e Milanit mund të nisnin bisedimet e rikthimit të Tomorit në Premier League.

Julen Lopetegoi e cilëson si përforcimin perfekt për qendrën e mbrojtjes te West Hami, por drejtuesit e “Çekanëve” për momentin i cilësojnë të larta kërkesat e “Djallit”.

Tomori, i cili numëron 5 ndeshje me kombëtaren e Anglisë, përpara transferimit te Milani ka luajtur në Angli me skuadra si Chelsea, Brighton, Hull City dhe Derby.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 13:11