Spektakël me flakadanë! Rey Manaj mbetet në Turqi, pritje speciale nga tifozët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 12:44

Spektakël me flakadanë! Rey Manaj mbetet në Turqi, pritje speciale nga tifozët

Rey Manaj është bashkuar përsëri me Sivasspor. Sulmuesi kaloi një sezon spektakolar, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës dhe i treti më i mirë i kampionatit pas Edin Dzeko dhe Mauro Icardit.

Ndonëse Manaj u përfol për një transferim të mundshëm drejt Serie A, deri tani duket se asgjë nuk është arritur dhe për momentin lojtari do të bashkohet me Sivasspor, e vetëm nëse do të ketë një ofertë që do jetë në leverdi të të gjitha palëve atëherë do të realizohet transferimi.

Manaj do të bashkohet në stërvitje me skuadrën ku rilindi. Vetë sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale se do të zbarkonte mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Sivas. Tifozët ishin kujdesur për ti bërë një pritje special, për të nderuar yllin e skuadrës.

Me dhjetëra tifozë brohoritën emrin e Manajt, duke dhuruar spektakël me flakadanë, për t’i dhuruar mirëseardhjen sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë.

Edicionin e shkuar, Manaj shënoi 18 gola në kampionat dhe 4 në Kupën e Turqisë, duke u kthyer në liderin e Sivasspor, por dhe në një nga lojtarët më të dashur për tifozët.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 12:44