Debresh, mësohet identiteti viktimës, përleshja ndodhi shkaku i një vendparkimi!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2024 19:55 Përditësuar

Debresh, mësohet identiteti viktimës, përleshja ndodhi shkaku i një vendparkimi!

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen në Drebresh të Gostivarit.

Bëhet e ditur se viktima është e moshës 35-vjeçare, me iniciale R.K. ndërkaq thuht se vrasja është kryer nga dy vëllezër, nga po i njëjti fshat – Debresh dhe të cilët kanë gjuajtur me armë nga vetura “Volvo” me targa të Zvicrës.

“Sot, (23.07.2024) në ora 17.15 në SPB Tetovë është denoncuar se në Drebresh të Gostivarit, me armë zjarri është gjuajtur ndaj R.K.(35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar janë vëllezërit J.B. dhe B.B. nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë me veturën “Volvo” , me targa të Zvicrës. Njëri nga ata, B.B. është arrestuar dhe nga i njëjti është marrë pushkë automatike me të cilën është kryer vepra. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia.

Jo zyrtarisht, deri te përplasja mes tyre erdhi për shkak të një vendparkimi, por kjo ende nuk është konfirmuar nga organet e hetuesisë. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Korrik, 2024 19:55 Përditësuar