​Interi prezanton fanellën historike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 12:30

​Interi prezanton fanellën historike

Interi dhe Nike kanë prezantuar fanellën e re të shumëpritur për sezonin 2024/25.

Tringjyrëshi rikthehet në fanellën e destinuar për t’u bërë ikonë dhe, për herë të parë, ylli i dytë historik është i pranishëm në fanellë.

Fanella e re mban të qëndisur në gjoks të kaluarën e lavdishme të klubit, por mbi të gjitha përfaqëson ambiciet e tij për të ardhmen.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 12:30