Ofertë e ulët nga Manchester United, Bayerni refuzon shitjen e De Ligt

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:31

Ofertë e ulët nga Manchester United, Bayerni refuzon shitjen e De Ligt

Manchester United e ka bërë prioritet transferimin e qendërmbrojtësit holandez Matthijs de Ligt, por një gjë e tillë nuk po del e lehtë.

Trajneri i United, Erik Ten Hag dëshiron të bashkohet me De Ligt dhe i ka kërkuar klubit që të përshpejtojë transferimin e bashkëkombësit të tij.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta gjermane ‘Bild’, klubi anglez ka bërë një ofertë fillestare e cila i është kthyer mbrapsht dërguesit pasi u gjykua se nuk i përmbushte pritshmëritë.

Djajtë e Kuq mësohet se kanë ofruar ofruar 30 milionë euro, plus pesë milionë në formën e bonuseve, por për klubin bavarez ishte ofertë shumë e ulët.

Gjithnjë sipas raportimeve nga Bild, De Ligt, ka arritur tashmë një marrëveshje me Manchester United disa kohë më parë, por Bayerni po kërkon më shumë.

Në fakt, Bayerni e vlerëson çmimin e qendërmbrojtësit holandez të paktën 50 milionë euro dhe kjo është pika fillestare për gjetjen e një marrëveshjeje.

Mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme nëse United do rritë ofertën, apo De Ligt do të mbetet te Bayerni.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:31