Real Madridi vazhdon të fitoj para nga transferimet e Moratas edhe tetë vite pas largimit të tij

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:35

Real Madridi vazhdon të fitoj para nga transferimet e Moratas edhe tetë vite pas largimit të tij

Real Madridi është ende duke kërkuar para për Alvaro Morata 10 vjet pasi ai u largua nga klubi në një transferim të përhershëm.

Real Madrid e shiti Morata-n te Juventusi për 20 milionë euro në vitin 2014, por vetëm në vitin 2017 ata humbën përgjithmonë të gjitha të drejtat e tyre ndaj lojtarit pas një transferimi prej 60 milionë eurosh te Chelsea nga Atleti.

Sipas Diario AS, Real Madrid do të fitojë 390,000 euro pas transferimit të Moratas me 13 milionë euro në AC Milan javën e kaluar.

Paratë do të vijnë nga ‘mekanizmi i solidaritetit të FIFA-s’ që shpërblen klubet për rritjen e lojtarëve të rinj.

Në total, Real Madrid ka fituar 74.8 milionë euro nga lëvizjet e transferimeve të Alvaro Moratas që nga viti 2014.

Morata së fundmi ishte kapiten i Spanjës për të fituar Euro 2024. Sulmuesi luajti për Real Madrid, Juventus, Chelsea, Atlético Madrid dhe tani AC Milan.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Korrik, 2024 13:35