Calafiori gati t’i kryejë testet mjekësore te Arsenali

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:37

Calafiori gati t’i kryejë testet mjekësore te Arsenali

Mbrojtësi Riccardo Calafiori është gati të kryejë testet mjekësore me Arsenalin ndërsa transferimi i tij nga Bologna po afrohet.

“Topçinjtë” synojnë që italiani 22 vjeç, të bashkohet me skuadrën për turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara, transmeton Gazeta Express.

Arsenali ndodhet në Los Angeles për ndeshjen e së mërkurës kundër Bournemouth dhe përballet me Manchester United të shtunën.

Më pas ata do të udhëtojnë për në Filadelfia për të luajtur kundër Liverpool më 31 korrik.

Calafiori shënoi dy gola dhe regjistroi pesë asistime në 30 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke ndihmuar Bolognan të zërë vendin e pestë dhe një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ai filloi në të tre ndeshjet e Italisë në fazën e grupeve në Euro 2024 para se të eliminoheshin nga Zvicra në në 1/8 e finales.

I dalur nga akademia e Romës, Calafiori iu bashkua skuadrës zvicerane Basel në vitin 2022 përpara një transferimi prej 3.3 milionë funta në Bologna sezonin pasues.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:37