Milani dhe Chelsea rihapin bisedimet për Brojën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:35

Milani dhe Chelsea rihapin bisedimet për Brojën

Milani ka ringjallur interesin e tyre për Armando Brojën dhe ka kontaktuar me Chelsean për të kuptuar kufijtë e një marrëveshjeje të mundshme. Kuqezinjtë ia vunë syrin sulmuesit 22-vjeçar shqiptar në fillim të qershorit dhe fluturuan për në Londër për bisedime me “Blutë”. Ata përfundimisht u larguan për t’u fokusuar në objektiva të tjerë dhe lojtari dukej se ishte në prag të transferimit te Evertoni.

Milani ka marrë tashmë një sulmues të ri këtë verë, duke nënshkruar me Alvaro Moratan nga Atletico Madridi, dhe ata kanë vazhduar kërkimin për përforcime, duke u lidhur shumë me një lëvizje për Niclas Fullkrug të Borussia Dortmundit

“Calciomercato.com” detajon se si Milani ka rihapur bisedimet me Chelsean për të kuptuar nëse ka një mundësi për të bërë një lëvizje për Brojën tani që një lëvizje te Evertoni ka dështuar të materializohet.

Tani për tani, kuqezinjtë nuk e kanë braktisur idenë për të nënshkruar me Fullkrug ose Tammy Abraham të Romës, por tani kanë filluar gjithashtu të rishqyrtojnë idenë e një huazimi për Brojën.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:35