​Spanja e nis me fitore rrugëtimin në Lojërat Olimpike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:32

​Spanja e nis me fitore rrugëtimin në Lojërat Olimpike

Spanja e filloi me fitore turneun Olimpik të futbollit për meshkuj në Paris 2024, pasi ka mposhtur Uzbekistanin me rezultat 2-1 në “Parc des Princes”,

Pas gjysmë ore lojë spanjollët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Pubill pas asistimit nga Ruiz. Në minutat shtesë të pjesës së parë Uzbekistani barazoi shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Shomurodov dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Po, “Furia e Kuqe” nuk o dorëzua dhe riktheu epërsinë në 2-1 në minutën e 62’ kur realizoi Gomez që në fund rezultoi të jetë goli vendimtar për Spanjën.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2024 18:32